Info
I vendosur ndërmjet Liqenit te Ohrit dhe te Prespës, në pjesen më të skajshme të Republikës si pjesë e malit Galiçica, me sipërfaqe prej 22.750 ha, gjendet parku nacional Galiçica. Ky park u shpall në vitin 1958 si park nacional dhe shtrihet në lindje nga maja Visheslla deri te bregu i liqenit të Prespes te Sir-Hani dhe deri te bregu perendimor i liqenit të Prespës dhe Golem Grad; ne jug shkon me vijën kufitare ndërmjet Maqedonise dhe Shqiperise deri te Liqeni i Ohrit. Ne perëndim deri te bregu lindor i Liqenit të Ohrit, përkatësisht ne rrugën për në Shën Naum – Ohër deri te manastiri I Shën Stefanit.
Ne P.N Galiçica gjenden 41 lloje bimësh të lashta, lloje 40 shkurresh, 16 bashkësi pyjore, 16 bashkësi barishtore. Nga bimët e lashta dallohen veçanërisht: Marina persica, Ramondia serbica, Phelipea boissiri, Berberis croatica. Prej bimeve endemike janë te njohura; Centaurea galicicae, Centaurea tomorisii, Centaurea soskae, Nepeta erenstimayeri, Laserpitium ochridanum, Helih rysum , Ederianthas horvati, Festuca galicicae, Micromeria kokaini etj. Prej faunës në këtë park mund të gjenden 10 lloje ujtokësorësh, 17 lloje zvaranikësh, 124 lloje shpendësh dhe 40 lloje gjitarësh.
Lexo më shumë
Veçortë që e dallojnë Parkun Nacoional Galiçica është vendpozita e tij në mes të Ohrit dhe Prespës, lashtësia, struktura interesante gjeomorfologjike (humnera të thella, relief glacial, forma karstike, shpella), përbërje të pasur të vegjetacionit dhe pasuri e florës, ku janë të perfaqësuara numer i madh llojesh endemike dhe të lashta. Janë prezent një numër i madh monumentesh kulturore dhe historike, vend të posatshëm ka manastiri i Shën Naumit, vend i shenjtë i sllavëve të vjetër i ndërtuar në shekullin X. Në kufinjtë e parkut gjendet i vetmi ishull që ekziston ne Republikën e Maqedonisë Veriore, ishulli Golem Grad (Qyteti i madh), i cili ka dhe rëndësi gjeomorfologjike, botanike dhe zoologjike, paraqet një nga zonat më të rëndësishme arkeologjike nga periudha e civilizimit helen dhe romak. Ky vend ka kushte te volitshme për turizëm: turizëm liqenor, peshkor, vikend turizem, tranzit, malor, afarist etj.
Mbyll

Location:
Approx: 10. km from main square in Ohrid
Elevation:
1566 m
[instalink id=”13″]
Video Ajrore
360 Foto
